Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që rasti për ndërtimin e xhamisë në lagjen Kalabria të kthehet për shqyrtim në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Në vitin 2013 admistarta e ish kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa dha leje për ndertmin e xhamisë në lagjen Kalabria. Por, kundër këtij vendimi ishte ankuar familja e ish deputetit të PDK-së, Shaip Muja dhe disa banorë të tjerë me arsyetimin se është shumë afër ndërtesave. Vendimin e Komunës e pati pezulluar ish ministri i MMPH-së, Dardan Gashi.
Sot në hapësirat e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, u.d i ministrit Ferat Shala, priti në takim Këshillin e Bashkësisë Islame në përbërje të Hetem Sopi, Idriz Gjigoli dhe Behar Ternava, raporton lajmi.net.
“Me këtë rast, mysafirët e para ushtruesit të detyrës së ministrit Shala vendimin e Gjykatës Themelore lidhur ndërtimin e Xhamisë në lagjen “ Kalabria”. Temë kjo e hapur në vitin 2013 ku me date 01.07.2013 Komuna e Prishtinës lëshon leje për ndërtimin e Xhamisë në lagjen Kalabria, ku pas ankesës së banorëve të kësaj lagje, MMPH me date 13.09.2013 pezulloj aktvendimin e komunës me arsyetimin e mungesës së Planit të detajuar Rregullues për atë lagje”, ka bërë të ditur MMPH-ja në një komunikatë për media.
Tutje në komunikatën e ministrisë është bërë e ditur se, pas ankesës së BIK-ut, Gjykata Themelore në Prishtinë me 11.10.2016 lëshoj vendimin e rikthimit të çështjes në rishqyrtim-rivendosje në MMPH. “Me këtë rast pas falënderimit të mysafrive në vizitë, u.d i ministrit Shala theksoj se MMPH do të respektoj çdo vendim të gjykatës”, ka bërë të ditur MMPH-ja.