Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka shprehur shqetësimin lidhur me zhvillimet e fundit në qytetin Aleppo të Sirisë.
“Kryesia e BIK me shqetësim po përcjell ngjarjet me të cilat po përballet popullata e Halepit në Siri, ku në emër të çlirimit të qytetit, vriten, dhunohen, masakrohen e terrorizohen popullata civile përfshirë gra, pleq e fëmijë ndaj të cilëve po zhvillohet një ofensive shfaruese”.
“Popullata e Halepit po këto ditë po përjeton një ferr të paparë, i cili po ndodh e po realizohet para syve të botës demokratike. Jemi të habitur me indiferencën dhe apatinë e faktorëve relevant ndërkombëtar. Në Halep po sfidohen vlerat humane, etike e njerëzore, atje po atakohen e shkatërrohen vlerat kulturore, historike e qytetëruese”.
“Apelojmë të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë, te të gjitha ata që kanë çfarëdo mundësie të mos bëjnë sehir dhe të mos rrinë duarkryq, por të angazhon seriozisht me të gjitha mekanizmat që kanë në dispozicion që sa më parë të ndalën mizoritë, vrasjet e shkatërrimet në Halep . Të gjithë jemi përgjegjës për ndalimin e së keqes, bota nuk duhet dorëzuar para mizorive të tmerrshme antihumane e antinjerëzore” ,thueht në reagimin e BIK-ut