BIK merr dy vedime për mbrojtje nga Covid-19

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës duke pasur prioritet kryesor shëndetin e të gjithë besimtarëve në vend gjatë ditës së sotme ka marr dy vendime që janë në përputhje të plotë me masat e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka marr vendim që para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve, të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Myftiu Tërnava, po ashtu ka apeluar që të vazhdohet me respektimin e masave anti COVID – 19 të parapara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore. Mes të tjerash ka kërkuar nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienën e tyre, të pastrojnë duart, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.

Vendimi i plotë: