Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban Bajramit është të hënën, më 12 shtator.
Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë
Manifestimi fillon në ora 5:35, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën do ta mbaj Mr. Samir Ahmeti, profesor në Medresenë “Alaudin”.
Namazi i Kurban – Bajramit falet në ora 6:49 të cilit do t’i prij Burhan ef. Hashani, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë kryeimaimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri ef. Bajgora.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet tona.