Bashkësia Islame e Kosovës i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe kryeministrit Albin Kurti që ta shfuqizojë pikën 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, e cila sipas BIK ia mohohen të drejtën e shkollimit nxënëseve që bartin shaminë.
Përmes një njoftimi publik, në emër të Myftiut Naim Tërrnava, BIK ka shkruar se një gjë e tillë është kërkesë e kamotshme.
“Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014, ngase është diskriminuese, dhe si e tillë në disa raste ka pas tentime që duke u thirr në këtë udhëzim, respektivisht në këtë nen t’u mohohet e drejta e shkollimit nxënëseve që bartin mbulesën myslimane – shaminë. Kërkojmë nga organet kompetente, Ministria e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, si dhe nga kryeministri z. Albin Kurti, që sa më parë ta anulojnë këtë vendim, që në vete është diskriminues ndaj qytetareve të Kosovës – fëmijëve tanë”, thuhet në kërkesë.
Megjithatë, BIK bënë thirrje që kjo kërkesë të mos politizohet por të trajtohet me përgjegjësi e korrektësi maksimale.
Kampanja për lejimin e shamisë në shkolla – deklarohet Ministria e Arsimit