BIIokohet kamioni me targa maqedonase që transportonte ar’më në lz’raeI nga aktivistët Grek – VIDEO

Në portin grek në Pire është bllokuar ngarkimi e një kontejneri me 21 tonë municion në Izrael, i cili ishte sjellë me kamionë me targa të Maqedonisë së Veriut.

Aktivistë grekë të paqes kanë bërë këtë akt duke reaguar kundër gjenocidit izraelit në Rripin e Gazës.

Ngarkesa ishte planifikuar të ngarkohej në një anije që lundronte nën flamurin e Ishujve Marshall dhe të transportohej në Izrael.

“Është koha të bërtasim me zë të lartë se nuk do të lejojmë që porti i Pireut të bëhet trampolinë lufte. Ne po luftojmë për paqen. Ne i themi ‘jo’ pjesëmarrjes së Greqisë në luftë. Vrasës largohuni nga porti”, theksohet në deklaratën e sindikatës së punëtorëve të portit.

Kamioni me ngarkesë ndodhet pranë autoriteteve portuale dhe ka nisur hetimi për ngjarjen.

Për kreun e sindikatës është lëshuar një urdhër arresti. Kontejneri kishte një leje të vlefshme tranziti, tha një zyrtar i rojes bregdetare. /shenja