Elhamdulilah që nuk e kam përcjellur shoun big bradhër. Normalisht që kam marrë informacione se çka ka ndodhur, kush qysh tek gjat 3 muajve, por duke konstatuar që formati big brother (Vëllau i madh) është brend i huaj, është i atyre që as s’duan të ndinë për vëllaun e madh të vërtetë, por shqiptarët tanë kur u çliruan nga kthetrrat e komunizmit të izoluar, shumë prej tyre ia mësyen venedeve të botës gjithandej, dhe për disa vite u kthyen në Shqipëri, duke sjellë në Shqipëri çdo gjë pa asnjë filtër. Sollën llojlloj programi çoroditës, llojlloj ideshë që aspak nuk kanë të bëjnë me historinë, traditën e kulturën shqiptare. Ndër to e sollën në Shqipëri edhe shoun më skandaloz të mundshëm njerzor “big brother”. Në fillim ishte vetëm big brother, tani nuk u ngopën vetëm me të, por ia shtuan bb VIP. a VIP, kush nuk e ka kuptuar ende, domethënë, PERSON SHUMË I RËNDËSISHËM. Dmth, sipas Top chanelit dhe organizatorëve të këtij spektakli, njerëzit që po i ftojkan në vathë (argaç), qenkan shumë të rëndësishëm. Sa që bile edhe gazetarë koxha të njohur kur e përmendin spektaklin big brother, shtëpinë e tyre e quajnë si shtëpia më e rëndësishme në Shqipëri. Kjo është sa ironike aq edhe fyese për gjithë popullin shqiptar. Të ftuar disa femra e disa meshkuj, të pa njohur mes vete, njëri prej ku lindë e tjetri prej ku perëndon dielli, të futur në një shtëpi, të izoluar sikur Shqipëria 50 vite, dhe hajde tash bëni çka të ju doje qejfi, folni çka të ju vie në mendje, veproni si të duani, se krejt populli syt i kanë kah ju. Më, ju jeni të famshëm, biles edhe më jeni yje. Moderatorët më nuk i thërritkan si njerëz, si shqiptarë, si vjaza apo djem, por YYJEEEEE. Dmth, 3 muaj rresht, i madh e i vogël shqiptar, duke i hapur sytë kah ai grusht njerëzish, që në vete nuk kanë asnjë vlerë, se po të kishin pakë nuk do të mbylleshin me njerëz të huaj pa asnjë kontakt me botën e jashtme, duke qenë të përcjellur për çdo sekondë, vetëm e vetëm për të fituar një çmim parash. 24 orë rresht, 100 ditë = 2400 orë X 500000 shqiptar = 1200000000 orë të humbura, nga një popull i vogël. Për kinezët do të ishte shumë e lëre më për shqiptarët, plus, orët e humbura duke i komentuar situatat me të tjerët se si, çka dhe çfar ka ndodhur dhe çfar kan bërë në shtëpinë e bbv. Çka fitoi populli shqiptar nga këta 3 muaj? Fëmijët janë shokuar, nxënësit nuk kanë mësuar, suksesi iu ka rënë përtokë, puntorët kanë neglizhuar, studentët kan qenë të zënë me bbv, familjet janë ndarë në individ dhe nuk kanë jetuar si grup.. Mos të flasim për ndikimin negativ që kan përcjellë tek gjeneratat e reja të papjekur ende, mesazhi negativ që është bartë tek ata, nga fjalët, dhe veprimet shtazarake të të mbyllurve sikur “kafshët në vathë”. Pas gjithë kësaj, shqiptarët 3 muaj kanë votuar për ndonjërin nga personat e mbyllur, çdo votë-mesazh me para! Mundë ta imagjinoni se sa para kanë hyrë në konton e Topchanelit brenda 3 muajve, nga fëmijët, e të rinjtë shqiptarë. Miliona, miliona euro për 3 muaj i fiton dikush, ia jep dikujt 100000 euro, kurse ju populli im i dashur vazhdoni me fukarallëkun tuaj deri në vitin e ardhshëm në bigin e radhës, sepse ju mu duani prap, sepse unë (Top Chanel) dua të bëhem milioner kurse ju mbathjani ku të doni, sepse ju e meritoni të ikni nga atdheu, të ngelni rrugëve, të mbeteni pa shkollë .. sepse nuk keni mend as këtë për ta kuptuar që një person e huton një popull përmes një dritare televizive. Prap po them, elhamdulilah që s isha pjesë e ndjekësve të këtij budallallëku 3 mujor, dhe lutem që , O Zot, mos ua mundëso të organizojnë më këtë shou, kurse gjithë fituesit nga ky spektakl, mos ia pafshin hajrin “fitimeve”.
Bajram Ramadani.