Ballina Arritje Teknologji Bien kriptomonedhat, likuidohen 313 milionë dollarë në 24 orë

Bien kriptomonedhat, likuidohen 313 milionë dollarë në 24 orë

Është goditja më e madhe pas datës 5 Gusht sipas të dhënave të CoinGlass. ETH pësoi likuidim me vlerë 100 milionë dollarë ndërsa tregut e BTC 95 milionë dollarë.

Kriptomonedhat pësuan humbje të mëdha mbrëmjen e së Marte ndërsa Bitcoin ra nën 59,000 dollarë ndërsa Ethereum humbi 10 përqind të vlerës.

Bitcoin tregtohej në 62,700 dollarë ditën e Marte por pas 24 orësh kriptomonedha më e madhe në botë ra mëngjesin e sotëm deri në 58,240 dollarë, vlera më e ulët që prej datës 19 Gusht.

Ether tregrohej me 2,700 dollarë një ditë më parë ndërsa sot këmbehet me 2,500 dollarë. Nuk ishte e qartë menjëherë çfarë shkaktoi këtë shitje masive e cila nisi një likuidim 313 milionë dollarë në derivate dhe pozicione kripto në 24 orë.

Është goditja më e madhe pas datës 5 Gusht sipas të dhënave të CoinGlass. ETH pësoi likuidim me vlerë 100 milionë dollarë ndërsa tregut e BTC 95 milionë dollarë.

Vlera e tregut e kriptoaseteve të tjera ra ku përmendim BNB me 4 përqind, Solana me 7 përqind, XRP me 4, Dogecoin dhe Tron me 6.5 përqind dhe 2.25 përqind respektivisht.

Kriptomonedha e Telegram, Toncoin, u rrit me 5 përqind në 24 orët e fundit duke rikuperuar pjesërisht rënien e madhe pas lajmeve se theme

Exit mobile version