Bien dominotë, dorëhiqet Sekretari britanik i Mbrojtjes pas akuzave për ngacmim

Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, Michael Fallon ka dhënë dorëheqje, duke thënë se sjellja e tij në të kaluarën mund të ketë qenë “e ulët”. Dorëheqja vie pas akuzave të ngacmimit që qarkullojnë rreth Westminsterit.

Akuzat për sjellje të pahijshme me gratë e kanë rrethuar Sir Michael ditët e fundit, pasi ai pranoi të kishte prekur pa vullnetin e saj një gazetare në vitin 2002.

Në një letër për mediat, Sir Michael tha se “shumë prej akuzave kanë qenë të rreme, por pranoj që në të kaluarën kam rënë nën standardet e larta që kërkojmë nga forcat e armatosura, të cilat kisha nderin t’i përfaqësoj.

“Unë kam reflektuar në pozicionin tim dhe prandaj po jap dorëheqjen si Sekretar i Mbrojtjes”.

Në përgjigjen e saj ndaj letrës së dorëheqjes së Sir Michael, Kryeministreja Theresa May tha: “Unë e vlerësoj trajtimin serioz që i keni bërë detyrës suaj dhe shembullin e veçantë që dëshironi t’u jepni ushtarëve, grave dhe burrave. /MESAZHI/