Numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza që nga e premtja e kaluar është rritur në 24, pasi ushtarët izraelitë sot kanë martirizuar edhe dy persona, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite kanë rënë dëshmorë 2 palestinezë.
Palestinezi Usame Hamis Kadih (38) ka rënë dëshmor në kufirin lindor të Khan Yunis, ndërsa Mecdi Ramazan në kufirin me Gazën. Nga zjarri i palestinezëve janë plagosur edhe 250 palestinezë të tjerë prej të cilëve disa janë ndikuar nga gazi lotsjellës.
Me këtë, numri i palestinezëve të martirizuar në Gaza nga ushtarët izraelitë është rritur në 24.
Demonstratat paqësore të palestinezëve në kuadër të “Marshit të Kthimit të Madh” të cilën e filluan të premten e javës së kaluar në kufirin e Gazës, pavarësisht kërcënimeve të Izraelit vazhduan edhe sot.
– “Marshi i Kthimit të Madh”
Palestinezët, javën e kaluar të premten në kuadër të përvjetorit të 42-të të Ditës së Tokës filluan demonstratat e tyre paqësore nën emrin “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Rripit të Gazës nën bllokadë të Izraelit.
Ndërsa ushtarët izraelitë janë duke hapur zjarr me plumba të vërteta ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë “kthimin në tokat nga të cilët janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006”.
Palestinezët planifikojnë që këto protesta të vazhdojnë për gjashtë javë. Një arsye tjetër për vazhdimin e demonstratave është se në këto data SHBA-të kanë njoftuar zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Kuds.
– Çfarë është Dita e Tokës?
Izraeli më 30 mars të vitit 1976 pushtoi mijëra hektarë tokë të palestinezëve shtetas të Izraelit të cilët jetonin në rajonin Celile, në veri të shtetit. Pas kësaj popullsia palestineze, hyri në grevë të përgjithshme për të protestuar kundër këtij uzurpimi.
Policia izraelite hapi zjarr ndaj personave që morën pjesë në protesta, ku gjashtë prej tyre ranë dëshmorë, ndërsa një numër i madh u plagosën.
Kjo ngjarje, e cila njihet si “Dita e Tokës”, vlerësohet si simbol i rezistencës së palestinezëve të treguar për çështjen e tokës, e cila është burim i përleshjeve mes Izraelit dhe Palestinës.