Aktualisht problemet vijojnë. Kujtojmë se në Janar Slack pati probleme në ditën e parë të punës të këtij viti.
Slack po përjeton disa probleme me mesazhet të cilat nuk dërgohen. Në faqen e statusit të Slack thuhet se përdoruesit e kanë të vështirë të aksesojnë shërbimin.
Vetë kompania tha se është duke hetuar rastin dhe inkurajoi përdoruesit të kontrollojnë shërbimin duke vizituar status.slack.com.
Aktualisht problemet vijojnë. Kujtojmë se në Janar Slack pati probleme në ditën e parë të punës të këtij viti.
Shërbimi u bë shumë popullor gjatë pandemisë së koronavirusit. Platforma është lançuar në 2013-ën dhe në Prill të 2019-ës raportonte 10 milionë përdorues aktivë në ditë.
Në Janar të 2021 u ble nga Salesforce për 19.5 miliardë dollarë.