Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat vjetore të veprave penale, duke vënë në dukje një ulje të ndjeshme të numrit të vrasjeve në vend.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2023 janë regjistruar 29 raste të vrasjeve, ndërsa në vitin 2024 ky numër ka rënë në 17, duke shënuar një ulje prej 41%, transmeton IndeksOnline.
Ky trend pozitiv është vlerësuar si rezultat i masave të shtuara të sigurisë, koordinimit më të mirë mes institucioneve të drejtësisë dhe përkushtimit të Policisë së Kosovës për parandalimin e krimeve të rënda.
Zyra për media e policisë theksoi se rezultatet janë pasojë e investimeve të bëra në teknologji, trajnimin e personelit dhe rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për raportimin e hershëm të rasteve të dhunshme.