Bie numri i përfituesve të ndihmave sociale, ja cilat komuna prijnë me numrin më të madh të rasteve

Në muajin shkurt të këtij viti ka rënie të numrit të përfituesve të ndihmave sociale, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të dhënave të Agjencisë së Statistikave (ASK) në tërë Kosovën janë 17 mijë e 765 familje me gjithsej 68 427 anëtarë, të cilët janë përfitues të ndihmave sociale. Ndërsa me numër të rasteve sociale vazhdon të prij Mitrovica me 1 mijë 759 raste, pasuar nga Vushtrria me 1 mijë e 060 raste.

Pas Vushtrrisë dhe Mitrovicës, me numrin më të madh të rasteve sociale, janë Gjakova me 971 raste, Lipjani me 909 raste dhe Peja me 885 raste.

Sipas të dhnave t publikuara nga ASK në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet invalidore (-21,3%); skema për pensionet e “Trepçës” (-20,8%); skema e ndihmës sociale (-11,6%); skema për pensionet familjare (-6,5%); skema e kompensimeve për personat e verbër (-3,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,8%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (-1,3%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (-1,1%).

Ndërsa kishte rritje të përfituesve nga skemat e pensioneve, krahasuar me një vit më parë.

Në muajin shkurt 2025, krahasuar me muajin shkurt 2024 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema e pensioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovë (11,8%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(11,6); skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (8,9%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (5,0%); skema e pensioneve bazike të moshës (4,7%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,3%); skema për veteranët e luftës (0,6%).