Bie numri i kurorëzimeve në Kosovë

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 mijë e 493 kurorëzime, brenda dhe jashtë Kosovës.

Sipas Agjencisë së Statistikave, prej këtyre kurorëzimeve të regjistruara, 16 mijë e 978 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë janë regjistruar gjithsej 1515.

Krahasuar me vitin 2022 që ishin 17863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16978 apo (4.95%) persona më pak.

Numri i Kurorëzimeve brenda dhe jashtë Kosovës 2023, krahasuar me vitin 2022

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtinë janë regjistruar më së shumti kurorëzime: 1727 apo 9,3%, në Prizren 1597 apo 8,6%, në Ferizaj 1102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e grupmoshes 25-29, në vendin e dytë grupmoshat 30-34 dhe në vendin e tretë grupmoshat 20-24.

Ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grupmosha 20-24, vendin e dytë grupmosha 25-29 si dhe vendin e tretë grupmosha 30-34.

Kurorëzimet sipas grup-moshës së burrit dhe gruas vetëm në Kosovë, 2023

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.