Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Bideni thotë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë para...

Bideni thotë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë para kërcënimit rus

Presidenti Joe Biden ka thënë se nuk po konsideron çuarjen e trupave amerikane për ta mbrojtur Ukrainën në përgjigje për grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi.

“Kjo nuk është në tavolinë”, u ka thënë gazetarëve të mërkurën, një ditë pasi kishte folur me presidentin rus Vladimir Putinin, një përpjekje për shmangien e krizës ushtarake.

Bideni ka paralajmëruar Putinin se do të ketë “pasoja të rënda” nëse Rusia fillon sulm mbi Ukrainën dhe shtoi se SHBA-ja do të ofronte “kapacitete mbrojtëse” për ushtrinë ukrainase.

Ai theksoi edhe se po shpresonte për takime të nivelit të lartë në mes të Rusisë dhe të paktën katër anëtarëve të NATO-s për të adresuar ankesat e Kremlinit. /koha

Exit mobile version