Bideni thotë se nuk do të dërgojë trupa amerikane në Ukrainë para kërcënimit rus

Presidenti Joe Biden ka thënë se nuk po konsideron çuarjen e trupave amerikane për ta mbrojtur Ukrainën në përgjigje për grumbullimin e ushtrisë ruse në kufi.

“Kjo nuk është në tavolinë”, u ka thënë gazetarëve të mërkurën, një ditë pasi kishte folur me presidentin rus Vladimir Putinin, një përpjekje për shmangien e krizës ushtarake.

Bideni ka paralajmëruar Putinin se do të ketë “pasoja të rënda” nëse Rusia fillon sulm mbi Ukrainën dhe shtoi se SHBA-ja do të ofronte “kapacitete mbrojtëse” për ushtrinë ukrainase.

Ai theksoi edhe se po shpresonte për takime të nivelit të lartë në mes të Rusisë dhe të paktën katër anëtarëve të NATO-s për të adresuar ankesat e Kremlinit. /koha