Ballina Lajmet Biden uron 28 Nëntorin: Amerika do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt...

Biden uron 28 Nëntorin: Amerika do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, përmes një mesazhi dërguar presidentit Bajram Begaj e uroi Shqipërinë dhe popullin shqiptar me rastin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit.
Biden, në mesazhin e dërguar, ka thënë se ShBA-ja do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, duke shtuar se pret që të thellojnë partneritetin, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa fillojmë shekullin e ardhshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, pres me padurim të thellojmë partneritetin tonë edhe më tej, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sigurisë energjetike në të gjithë Evropën dhe forcimin e bashkëpunimit për sigurinë kibernetike”, u shpreh Biden.

Sipas Bidenit, ky vit shënon 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve – një partneritet që ka përpara prosperitetin dypalësh, ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe ka forcuar sigurinë globale.

” Si aleatë të NATO-s, vendet tona kanë bashkëpunuar gjithashtu për ta mbajtur aleancën të fortë, të përgatitur dhe të vendosur. Dhe përballë luftës së padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë kundër Ukrainës, ne kemi punuar së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të mbështetur popullin ukrainas, duke e konsideruar Rusinë përgjegjëse për agresionin. Shqipëria vazhdon të jetë një lider humanitar, duke siguruar strehimin e përkohshëm të afganëve dhe grupeve të tjera”, ka shtuar ai.

Exit mobile version