Biden shpall marrëveshjen e ar’mëpushimit mes Iz’raelit dhe He’zbollahut

Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi të martën se Izraeli dhe milicia libaneze e mbështetur nga Irani, Hezbollah, kishin rënë dakord për një armëpushim të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e tij nga Shtëpia e Bardhë, ai fillimisht vuri në dukje se Izraeli dhe Libani kishin pranuar një armëpushim të përhershëm. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në orën 04:00 të mëngjesit me orën lokale.

Biden tha se SHBA, dhe partnerët përfshirë Francën, do të sigurohen marrëveshja të zbatohet plotësisht.

“Më lejoni të jem i qartë, nëse Hezbollahu ose dikush tjetër thyen marrëveshjen dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Izraelin, atëherë Izraeli ruan të drejtën për vetëmbrojtje në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, u shpreh presidenti amerikan në largim nga Shtëpia e Bardhë.

Në 60 ditët e ardhshme, ushtria libaneze dhe forcat e sigurisë shtetërore do të marrin kontrollin e territorit të tyre dhe Izraeli gradualisht do të tërheqë forcat e tij të mbetura gjatë së njëjtës periudhë.

Ai theksoi se marrëveshja është në interesin më të mirë të Libanit dhe mbështet sovranitetin e tij, duke shtuar se populli i tij, ashtu si populli i Gazës, meriton t’i jepet fund dhunës dhe zhvendosjes.

“Njerëzit e Gazës kanë kaluar nëpër ferr, bota e tyre është shkatërruar plotësisht,” tha Biden, duke shtuar se mënyra e vetme e Hamasit për të dalë nga lufta me Izraelin është lirimi i pengjeve. /abcnews