Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden vlerëson se sanksionet kundër Rusisë duhet të vazhdojnë derisa Krimea nuk i kthehet Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Biden gjatë vizitës së tij zyrtare në Ukrainë, arriti në Kiev ku u takua me presidentin e vendit Petro Poroshenko. Pas takimit Biden ka folur mbi sanksionet ndaj Rusisë.
“Me partnerët tanë nga Bashkimi Evropian dhe G-7 kemi shprehur qëndrimin tonë, kur është fjala për vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë. Për sa kohë që Rusia nuk i kthen Krimenë Ukrainës, duhet të vazhdojnë sanksionet kundër Rusisë që kanë të bëjnë me Krimenë. Për sa kohë që nuk i përmbushin plotësisht detyrimet e Marrëveshjes nga Minsku, sanksionet duhet të vazhdojnë”, ka thënë Biden.