Biden: Putin do të ‘paguajë një çmim të rëndë’ për ndërhyrjen në zgjedhje, ai nuk ka shpirt, është vrasës!

Presidenti rus, Vladimir Putin do të paguajë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, është shprehur kështu presidenti Joe Biden, pas publikimit të raportit të inteligjencës amerikane të marten.

“Ai do të paguajë një çmim të rëndë për këtë. Do të shihni së shpejti”, tha Biden.

Komentet e presidentit vijnë pas publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane ku theksohet se Putin ishte pas ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit, një akuzë që Rusia e quajti të pabazë.

“Unë e njoh atë relativisht mirë. Gjëja më e rëndësishme në raport me udhëheqës të huaj në përvojën time … është vetëm njohja e personit tjetër”.

Biden në fjalën e tij u shpreh se nuk mendon se lideri rus ka shpirt. I pyetur nëse mendonte se Putin ishte vrasës, Biden u përgjigje prerazi “Po”.
/shqiptarja