Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar zyrtarisht Kongresin për një paketë armësh prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin, siç raportohet nga Axios.
Paketa përfshin municione për avionë luftarakë dhe helikopterë sulmues, predha artilerie 155 mm, raketa ajër-ajër, raketa Hellfire AGM-114, bomba me diametër të vogël, komplete JDAM, koka luftarake 500 paund dhe paisje detonimi.
Për marrëveshjen kërkohet miratimi nga komitetet e Dhomës dhe Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila shënon paketën përfundimtare të propozuar të armëve të administratës Biden përpara se presidenti të largohet nga detyra këtë muaj.
Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Biden propozon një paketë armësh prej 8 miliardë dollarësh për Izraelin