Biden paralajmëron tërheqje të tjera ushtarake?

Presidenti amerikan paralajmëron tërheqje tjera si nga Afganistani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një postim në ‘Twitter’ ka thënë se vendimi për tërheqje nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm më Afganistanin.

Ai ka paralajmëruar se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.

Megjithatë presidenti amerikan nuk ka dhënë detaje të tjera rreth asaj se cilat misione tjera ushtarake nëpër botë do të shqyrtohen për tërheqje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Republikën e Kosovës. /albinfo