Joe Biden është paraqitur për herë të parë para amerikanëve si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Biden fjalimin e fitores e dha nga vendlindjen e tij, Wilmington, Delawere, ku i falënderoi të gjithë për përkrahjen dhe kërkoi që tani të ketë unitet dhe së bashku t’i kalojnë sfidat.
“Njerëz, qytetarët e këtij vendi kanë folur. Ata na dhuruan një fitore të pastër. Një fitore bindëse. Një fitore për ne, popullin. Ne kemi fituar me më së shumti vota në histori të këtij kombi. 74 milionë. Jam i nderuar nga besimi që më keni dhënë. Zotohem se do të jem një president që nuk do të kërkojë përçarje, por bashkim, ai që nuk do të shikojë shtete të kuq apo të kaltra, por që shikon vetëm Shtete të Bashkuara. Do jem i nderuar që do të shërbej me një zëvendës-presidente fantastike, Kamala Harris. E cila do të bëjë historinë se gruaja e parë, gruaja e parë me ngjyrë, gruaja e parë aziatike, dhe vajza e parë e një emigrante që zgjidhet në zyrën nacionale të këtij vendi. Mos më thoni mua që nuk është e mundur në SHBA”, tha Baiden.
Baiden tha se të hënën do të emëroj një grup të shkencëtarëve dhe ekspertëve në luftë kundër Covid-19.
“Për të gjithë ata që votuan presidentin Trump, e kuptoj dëshpërimin sonte. Edhe unë kam humbur disa herë. Tani le ti japim njëri-tjetrit një shans, ti ulim gjakrat, të takojmë prapë njëri-tjetrin, të dëgjojmë njëri-tjetrin. Që të bëjmë progres nuk duhet t’i shikojmë kundërshtarët si armiq, ata nuk janë armiq, ata janë amerikanë. Ne nuk mund ta riparojmë ekonominë, të rikthejmë vitalitetin tonë ose të shijojmë momentet më të çmuara të jetës – përqafimi i një nipi, ditëlindjet, dasmat, diplomimet, të gjitha këto momentet që kanë shumë rëndësi për ne – derisa ta marrim këtë virus nën kontroll. Të hënën do të emëroj një grup të shkencëtarëve dhe ekspertëve si këshilltarë në tranzicion dhe nuk do të kursej asnjë përpjekje, apo angazhim për të mundur këtë pandemi”.
Biden po ashtu falënderon votuesit afrikano-amerikanë në veçanti për ngritjen e fushatës së tij kur ishte prapa në garën primare.
“Sonte, e gjitha bota po e shikon Amerikën. Besoj se Amerika është fener i globit. Me zemra të plota dhe duar të qëndrueshme, me besim në Amerikë dhe në njeri-tjetrin, me dashuri për vendin dhe me etje për drejtësi, le të jemi kombi që ne e dimë se mund të jemi. Unë gjithmonë kam besuar se mund të definojmë Amerikën me një fjalë, ‘mundësitë’. Kjo është Amerika, të gjithë duhet të kenë mundësi që të shkojnë sa më larg me ëndrrat e tyre, unë besoj te mundësitë në këtë vend”, theksoi tutje Baiden.