Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen e të gjitha forcave amerikane nga Afganistani dhe ka deklaruar se SHBA-ja u dha afganëve “çdo mundësi” për të përcaktuar të ardhmen, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk mund t’u garantojmë atyre vullnetin për të luftuar për atë të ardhme. Nëse Afganistani nuk është në gjendje të bëjë tani ndonjë rezistencë të vërtetë ndaj talebanëve, nuk do të ketë një shans një vit tjetër, pesë vjet tjera apo 20 vjet tjera, çizmet ushtarake amerikane në terren do të kishin bërë ndonjë ndryshim”, tha Biden.
Biden pranoi se administrata e tij është kapur në befasi nga përkeqësimi i shpejtë i ushtrisë afgane, por tha se ai u ballafaqua me një vendim nga marrëveshja e arritur e ish-presidentit Donald Trump me talebanët për të tërhequr të gjitha forcat amerikane ose të rrisë në mënyrë dramatike numrin e forcave amerikane atje.
“Nuk kishte ‘status quo’ të stabilitetit pa viktima amerikane pas 1 majit. Ishte vetëm realiteti thelbësor ose ai i zbatimit të marrëveshjes për tërheqjen e forcave tona ose përshkallëzimi i konfliktit dhe dërgimi i mijëra trupave amerikane përsëri në luftime në Afganistan duke hyrë në dekadën e tretë të konfliktit”, tha Biden.
Talebanët dje hynë në Kabul dhe morën kontrollin e Afganistanit për herë të parë pas 20 vitesh, pasi forcat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja pushtuan vendin në vitin 2001.
Me rënien e qeverisë afgane, vëmendja po kthehet në garantimin e sigurisë së civilëve dhe evakuimeve, si dhe në transferimin e rregullt të pushtetit. /aa