Biden konfirmon marrjen e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Ja kur fillon fushata masive në SHBA

Presidenti amerikan Joe Biden dhe zonja e parë Jill Biden do të marrin një dozë të tretë të vaksinës COVID-19 për të rritur imunitetin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë në një intervistë për ABC.

“Ne do të marrim të dozat përforcuese,” tha Biden për ABC.

I pyetur nëse është e drejtë që amerikanët të marrin nga një dozë ë tretë ndërsa vaksinat janë ende në mungesë në nivel global, Biden tha: “Absolutisht që po.”

“Ne po i sigurojmë pjesës tjetër të botës më shumë se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku,” tha ai, duke iu referuar zotimit për të dhuruar më shumë se 600 milionë doza deri në qershor të vitit 2022. “

“Ne jemi duke e mbajtur pjesën tonë të ujdisë. Ne po bëjmë më shumë se kushdo. ”

Administrata e tij njoftoi se dozat përforcuese do t’u ofroheshin amerikanëve duke filluar nga 20 Shtatori.

Programi i dozave përforcuese është duke u nisur edhe pse miliona amerikanë ende nuk kanë marrë dozën e parë.

Zyrtarët shëndetësorë amerikanë mbrojtën planin e administratës Biden për të ofruar mbrojtje shtesë kundër virusit qytetarëve amerikane me një dozë tjetër vaksine. Ata janë shprehur se ende mund të dhurojnë miliona doza anti-Covid në të gjithë botën dhe të vazhdojnë të inkurajojnë njerëzit që të marrin të dozën e tyre të parë.

“Kur shohim dëshmi se imuniteti po zvogëlohet, veçanërisht përballë variantit Delta… ne kemi detyrimin të veprojmë për të mbrojtur njerëzit në shtëpi,” tha kirurgu amerikan Vivek Murthy për programin “Morning Joe”. /tiranapost