Presidenti në largim i SHBA-së, Joe Biden, ka denoncuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për lëshimin e urdhërarresteve për kryeministrin e Izraelit dhe ish-ministrin e mbrojtjes, transmeton Anadolu.
“Lëshimi i urdhrërarresteve nga ICC-ja kundër liderëve izraelitë është mizor. Më lejoni të jem i qartë edhe një herë. Çfarëdo që mund të nënkuptojë ICC-ja, midis Izraelit dhe Hamasit nuk ka asnjë ekuivalencë, asnjë”, tha Biden.
Presidenti amerikan tha se SHBA-ja “do të qëndrojë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij”.
Në një lëvizje historike, gjykata në Hagë njoftoi se ka lëshuar urdhërarrest për Benjamin Netanyahu-n dhe Yoav Gallant-in për krime lufte në territoret palestineze, përfshirë Gazën.
Gjykata tha se “gjeti baza të arsyeshme” për të besuar se Netanyahu dhe Gallant “mbartin përgjegjësi penale për krimin e luftës së urisë si një metodë lufte, si dhe krime kundër vrasjes së njerëzimit, persekutimit dhe akteve të tjera çnjerëzore”.
Urdhërarrestet vijnë pasi ofensiva gjenocidale e Izraelit në Gaza së fundmi ka hyrë në vitin e saj të dytë, duke vrarë të paktën 44 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe duke plagosur mbi 103 mijë të tjerë.