Biden i kënaqur nga rezultatet e shpallura deri më tani

Kandidati demokrat në zgjedhjet e 59-ta presidenciale në SHBA, Joe Biden duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve do të marrin kohë tha se “Me të vërtetë ndihemi mirë në pikën ku kemi arritur aktualisht”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Teksa vazhdon numërimi i votave në mbarë vendin, Biden kaloi para kamerave dhe mbajti në fjalim të shkurtër për votuesit e tij në rajonin Delaware në Wilmington ku ai ndodhet.

“Erdha të them se jemi në rrugën e duhur për të fituar këto zgjedhje”, tha Biden. “E dinim se rezultatet do të merrnin kohë për shkak të votimit të parakoshshëm të zhvilluar në mënyrë të paparë ndonjëherë. Duhet të kemi durim deri në përfundimin e numërimit”, tha ai.

Pasi bëri të ditur se i besojnë vetes për të fituar Arizonën dhe Minnesotan, Biden shtoi se ndihen mirë edhe në rajonet Georgia, Wisconsin dhe Michigan dhe se do të fitojnë edhe Pennsylvaninë.

Biden vuri në dukje se është optimist në rezultatin e zgjedhjeve. “Nuk është puna ime ose puna e Donald Trumpit për të shpallur se kush i ka fituar këto zgjedhje. Këtë do ta vendosë populli amerikan. Ruani besimin tuaj”, tha Biden.