Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit pavarësisht nga fituesi i zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor, transmeton Anadolu.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre deklaroi se Biden do të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të kujtdo që fiton në zgjedhjet presidenciale.
Ajo tha se Biden beson në transferimin paqësor të pushtetit. “Të marrësh pjesë në ceremoninë e betimit, të jesh aty, ajo që bëhet rregullisht është pjesë e një procesi historik. Ai patjetër do të marrë pjesë në këtë proces”, tha Jean-Pierre.
Ish-presidenti Donald Trump nuk mori pjesë në inaugurimin e Bidenit në janar 2021, duke thyer traditën e kahershme.