Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka cilësuar si të “pamëshirshëm” sulmin e fundit që Rusia ka kryer me raketa dhe mjete ajrore pa pilot kundër Ukrainës, transmeton Anadolu.
Presidenti Biden në një deklaratë me shkrim dënoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Qëllimi i këtij sulmi të pamëshirshëm është të ndërpresë qasjen e popullit ukrainas në ngrohje dhe energjinë elektrike në muajt e dimrit dhe të rrezikojë sigurinë e rrjetit energjetik të vendit”, tha Biden në deklaratën e tij.
Ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko tha se ushtria ruse ka kryer sulm intensiv ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.
Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Galushchenko tha: “Armiku ka kryer sërish sulm intensiv ndaj sektorit të energjisë”.