Ndërkohë që civilët, përfshirë fëmijët martirizohen në sulmet izraelite Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden ka bërë një deklaratë skandaloze.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten ndërsa mijëra raketa bien në territorin e tij”, tha ai.
Gjatë një konference për shtyp të Shtëpisë së Bardhë për vaksinimin në SHBA, Presidenti Biden iu përgjigj një pyetje në lidhje me zhvillimet e fundit në Palestinë dhe Izrael.
Përveç Izraelit, Biden tha se ata janë në kontakt të ngushtë edhe me vendet e Lindjes së Mesme si Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Netanyahu, ndërsa bëri të ditur se së shpejti do të lëshojnë një deklaratë për këtë çështje.
Biden theksoi se pret që situata të qetësohet së shpejti.
“Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten ndërsa mijëra raketa bien në territorin e tij”, tha ai.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë në një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike të Biden me Netanyahu tha: “Biden dënoi sulmet me raketa nga Hamasi dhe grupe të tjera terroriste ndaj zonave izraelite përfshirë Jerusalemin dhe Tel-Avivin. Ai përcolli mbështetjen e tij të palëkundur për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e tij për vetëmbrojtje duke mbrojtur civilët.” /trt