Aty hyjnë e dalin mjekët e ardhshëm të cilët do të shpëtojnë jetën e shumëkujt që është në rrezik. Ata/ato përballen me sfida të studimit qysh tani, me një kuotë të ashpër të pranimit, e më pas me materiale voluminoze që nuk kanë fakultetet e tjera.
Por Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës ka vendosur të bëhet më mikpritëse për studentët e rinj.
Aty ka vendosur një mesazh tejet domethënës për studentët e mjekësisë.
“Ti nuk mëson për provim. Ti mëson gjashtë vite, për të shpëtuar jetën e dikujt për gjashtë minuta”, thuhet në pankartën e vendosur në hyrje të bibliotekës.
Nuk mund të mos e kujtojmë se vetëm vitin e kaluar, nga Kosova kanë ikur rreth 158 mjekë, ndërsa vetëm gjatë 4 muajve të parë të këtij viti, u larguan dhe 47 të tillë.
Se a mjafton ky inspirim për të mos joshur të rinjtë drejt perëndimit, do të varet shumë nga puna dhe vlerësimi që do tu ofrohet. /Mesazhi.com/