Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar u betuan sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Ceremonia e betimit u zhvillua në orën 10:00 në ambientet e Presidencës.
Para Presidentit Begaj u betuan, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ministri i Financave, Petrit Malaj dhe ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
Ndryshimet e reja në qeveri u votuan dje në Kuvend, pasi morën dekretin e Presidentit Begaj me propozim të kryeministrit Edi Rama./ATSH