Betohen 344 rekrutët e rinj të FSK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se të jesh pjesë e FSK-së nuk është mision, nderë dhe përgjegjësi e lartë.

Ajo në fjalimin me rastin e diplomimit të 344 rekrutëve të rinj të FSK-së ka thënë se këtë uniformë ushtarët duhet ta mbajnë me krenari dhe shërbim me besnikëri të plotë ndaj popullit.

“Të jesh pjesë e FSK-së nuk është thjeshtë një profesion, është thirrje, një mision, një ndër dhe përgjegjësi e lartë. Sot ju do të bëni betimin tuja si ushtarë të FSK –së dhe ky nuk është thjesht një akt formal, por një angazhim i shenjtë, një zotim solem që do t’iu udhëheqë gjatë gjithë jetës tuaj ushtarake. Ky betim kërkon nga ju përkushtim të pa lëkundur, gatishmëri për tu përballë me çdo sfidë po dhe besnikëri të plotë ndaj popullit dhe vendit tonë”, u shpreh Osmani.