Sa madhështor është ky betim i Krijuesit të gjithësisë:
“Betohem në Lapsin dhe në atë që shkruajnë”(Kur’an 68:1)
Lapsi si mjet për t’i portretizuar idetë tona,
për t’i shpreh ndjenjat e bindjet tona,
për ta shpreh dashurinë e respektin,
për të biseduar e komunikuar,
për t’u avancuar e solidarizuar,
për të jetuar në paqe e tolerancë.
LAPSI një vegël e vogël me mundësi të pakufizuara, që ia mundëson njeriut ta lidhë botën e imagjinatës me realitetin.
E betimi në atë që është shkruar është edhe më madhështorë!
Ngase nëse lapsat e botës mund të numrohen, kush mund t’i numroj shkronjat e vijat të cilat janë shkruar nga i madh e i vogël?
E nëse këto shkronja janë aq të shumta sa që llogaritja e tyre është e pamundur, mirësitë e Zotit tëndë janë edhe më të shumta dhe më madhështore.
E ky laps sa është rrokullisur në duart e të mëdhenjve e të vegjëlve, në duart e meshkujve e femrave, në duart e mësuesve e nxënësve, në duart e dijetarëve e injorantëve, në duart e të drejtëve e zullumqarëve, në duart e trimave e tradhëtarëve, në duart e të sinqertëve e hileqarëve, në duart e poetëve, shkrimtarëve, filozofëve, piktorëve, mjekëve etj etj
Nëse diçka do të duhej të zbukurohet me ari, margaritar e diamante ai është LAPSI!
Ah sikur e gjithë bota do t’ia dinin vlerën lapsit, do të flisnin më pak e të shkruanin më shumë, e sikur ta dinin vlerën e Betimit të Zotit në laps, nuk do të shkruanin vetëmse atë që i bën dobi njeriut dhe njerëzimit.
Pasi në shtator fillojnë të hapen dyert e shkollave, uroj që ky vit shkollorë të jet vit i dijes e lapsit, vit i dritës e ndriçimit, vit i ngritjes dhe suksesit.
Dr. Rijad Imeri