Ballina Artikuj Besimtari nuk frikësohet për rizkun, krahas punës qe ta siguroj rizkun.

Besimtari nuk frikësohet për rizkun, krahas punës qe ta siguroj rizkun.

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Besimtari duhet të mbajë qëndrim të shëndoshë ndaj rizkut – furnizimit.
Islami nuk ia mohon askujt kontributin për të arritur te rizku. Njëkohësisht i kërkon që të sjellë në vëmendje bindjen se rizku është caktim i Allahut të Lartësuar. Me këtë vendos ekuilibra duke mënjanuar egoizmin, narcizmin dhe adhurimin e kapitalit në vend të Zotit. Thellë bindja në urtësinë e burimit të rizkut nga Krijuesi, hap dyert e lumturimit me atë çka e posedon dhe dëshirën për të rrugëtuar më lartë përmes rrugës së hallallit.
Ibrahim bin Ethemi r.a. pasi që e sheh një njeri të pikëlluar e pyet: “O njeri, po t’i bëj tri pyetje, e ti përgjigju”. Ai i thotë: “Urdhëro”.
A mund të qarkullojë diçka në këtë botë e që nuk dëshiron Allahu?
Jo – u përgjigj ai.
A mund ta zvogëlojë rizkun diçka prej asaj çka e ka caktuar Allahu.
Jo.
– A mund të zvogëlohet një sekondë çasti nga momenti që Allahu e ka caktuar që të vdesësh, e të mos jetosh më shumë?
Jo.
Atëherë, për çka brengosesh, e je i pikëlluar?!
Nuk njohim varfëri e vende të varfra. Ajo që dimë nga përvoja është vendosja e një sistemi të dështuar nga grupet e fuqishme të interesit në menaxhimin e barabartë të resurseve tokësore.

Pjesë nga ligjërata e ditës më të bukur të javës

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Exit mobile version