Besimi, adhurimi dhe moralet ndërveprojnë fuqishëm në ndërgjejën dhe karakterin e besimtarit. Kur’ani Famëlartë ofron një pamje të kristalt se si pasqyrohet personaliteti i besimtarit, fetaria e tij, e zhvilluar nën impaktin e moraleve të larta islame. Ja vetëm disa nga këto perla morale kur’anore:
Mos bëj pyetje të panevojshme (5:101)
Mos ji as dorështrënguar as mos e tepro (25:67)
Mos i quaj të tjerët me emra të shëmtuar (49:11)
Mos pretendo se je i pastër (53:32)
Mos i fyej zotët e rrejshëm të të tjerëve (6:108)
Mos kërko shpagim për të mira (76:9)
Mos mendo keq për besimtarët (24:12
Nëse armiku don paqe, pranoje (8:61)
Ktheje përshëndetjen edhe më mirë (4:86)
Mos ua kujto të tjerëve të mirat që u ke bërë (2:264)…
Lista vazhdon..
I pajisur me këto vyrtyte kur’anore nuk ka shtrëngatë, që e devijon apo e dobëson miqësinë e Krijuesit me krijesën. Përkundrazi këto morale e testojnë, e sheshojnë dhe fuqizojnë miqësinë me All -llahun e Lartësuar.
Kjo është miqësia dhe ndërgjejgja profetike e profetit Ibrahim a. s. në diskutimin e tij me melekun e vdekjes .
Meleku i Vdekjes erdhi te Ibrahimi a.s. për t’ia marrë shpirtin, e Ibrahimi a.s. i tha: “O Melek i Vdekjes, a ke parë ti ndonjë mik t’ia merr shpirtin mikut të vet? Atëherë Allahu i Madhëruar i tha Melekut të Vdekjes: “Thuaj Ibrahimit se a ka parë ai ndonjë mik që e urrenë takimin me mikun e vet? Kur Meleku i tregoi se çfarë i kishte thënë Allahu, Ibrahimi alejhi selam tha: “Merrma shpirtin tani!”
Besimtarët e devotshëm me moralet kur’anore e ruajnë veten, dhe kultivojnë ndërgjegjen si themel i rrugëtimit të vet në jetën e kësaj bote dhe botës tjetër.
Ibni Kajjimi r. h. për rolin e ndërgjegjës dhe karakterit në jetën e besimtarit thotë;
“Kur vdes zemra, zhduket mëshira.
Kur vdes mendja, ikën urtësia.
Kur vdes ndërgjegja, gjithçka është zhdukur.”
Fuqizimi i ndërgjegjës evoluon nga adhurimet produktive nën kujdesin e imanit – besimit gjallërues nē All-llahun Krijuesin e Universit.
(Porosi nga hutbeja e ditës së xhuma)
Hoxhë Nexhmedin Ademi