Ballina Artikuj Besimtari është pasqyrë për besimtarin.

Besimtari është pasqyrë për besimtarin.

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Ne po ankohemi se po jetojmë në shoqëri ku ka degraduar shumë çka. Dëshira për autoritet, për pozitë, për emër, për profesion, për ngritje në karrierë, famë është legjitime. Nuk është e drejtë që këto të përdoren mbulesë për idiotizmat, poshtërsitë, ndytësirat dhe karakteret e liga të njeriut sikur ndodh rëndom sot. Islami ka për qëllim të ndërtoj të mirën te besimtari pa marrë parasysh statusin social në shoqëri. Feja jonë, synon të dekonstruktoj idenë se arsyeja e shëndoshë dhe morali vetëm si pamje janë tregues i të vërtetës reale. Hegeli thoshte: “arsyeja e shëndoshë njerëzore shpesh është strehim i mashtrmeve të ndryshme”.
Si aparencë e njëjta gjë mund të thuhet edhe për moralin e moralizimet fetare.
Profeti Muhammed a. s. kërkoi t’ia falë namazin e xhenazes një kujdestare të xhamisë, plakë dhe e ngratë, disa ditë pas vdekjes së saj. Këtë e bëri në shenjë rrespekti për veprën e mirë. Ja një model i ndërtimit të karaktereve të larta nga shkolla profetike.
Uthmani r. a. kalifi i tretë, na mëson se:
Katër gjera në pamje janë të lavdëruara por në thelb janë të detyruara:
1. Shoqërimi me njerëz të mirë është i lavdëruar marrja mësim prej tyre është i detyruar.
Muhamedi a s thotë: “Besimtari është pasqyrë për besimtarin”.
2. Leximi i Kur’anit është i lavdëruar por veprimi me te është i detyruar.
3. Vizita e varrezave është e lavdëruar, kurse përgaditja për jetën e përtejshme është e detyruar.
4.Ta vizitosh të sëmuarin është e lavdëruar, por të marrësh mësim nga i sëmuari je i detyruar.
LUTJE
Pa veprim të mirë njeriu nuk mund t’i afrohet Allahut. Prandaj, edhe ne, le t’i lutemi Allahut të Plotfuqishëm, ashtu siç është lutur Pejgamberi (a.s.):
“O Allah na dhuro dashuri ndaj Teje, edhe dashuri ndaj atyre që të duan Ty, edhe dashuri ndaj veprimit që do të na ofroj te Ti.”
(Thekse nga ligjërata e ditës së xhuma)

Hoxhë Nexhmedin Ademi

Exit mobile version