Besimtari dhe myslimani i vërtetë..!

Fudale ibn Ubejd (r.a) transmeton, se i Dërguari i Allahut (a.s) në Haxhin e Lamtumirës ka thënë:
“A doni t’ju tregoj për besimtarin?
✅️ – Ai, prej të cilit njerëzit janë të sigurt për pasurinë dhe jetën e tyre;
✅️ – Ndërsa myslimani është ai, prej të cilit njerëzit janë të sigurt prej gjuhës dhe dorës së tij.
✅️ – Luftëtar është ai, që lufton veten e tij në bindje ndaj Allahut;
✅️ – Ndërsa muhaxhir (emigrues) është ai, që emigron (largohet) prej gabimeve dhe gjynaheve”.
– (Imam Ahmedi)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja