Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kremtojnë sot festën e Kurban Bajramit.

Besimtarët në Kosovë sot festojnë pa faljen e namazit nëpër xhami për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë Covid-19.

Përfaqësues të institucioneve shtetërore e fetare, kanë bërë thirrje që si rezultat i situatës së krijuar me pandeminë Covid-19, kjo festë të kalojë pa vizita familjare e tradicionale.

Ndërkaq, njëjtë ishte vepruar edhe në kremtën e Fitër Bajramit, ku besimtarët për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë, nuk kishin mundur ta festojnë me falje të namazit.