Ballina Lajmet Kosovë Besimtarët myslimanë festojnë Kurban-Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban-Bajramin

Sot besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë Kurban-Bajramin. Për qytetarët e Kosovës, manifestimi qendror për territorin e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi filloi në ora 5:15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit u mbajt ligjërata tematike kushtuar kësaj feste, të cilën e ligjëroi Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë.

Namazi i Kurban – Bajramit u fal në ora 06:37 të cilit i priu Jakup Çunaku, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Prishtinë, ndërsa hytben mesazhin e Kurban – Bajramit e mbajti, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, kryesia e BIK-ut, organizon pritjen tradicionale në selinë e Kryesisë nga ora 9:00 deri në ora 12:00.

Exit mobile version