Besimi është:
Forca e moralit dhe morali i forcës, shpirti i jetës dhe jeta e shpirtit, sekreti i botës dhe bota e sekretëve, bukuria e ekzistencës dhe ekzistenca e bukurisë, drita e rrugës dhe rruga e dritës.
Besimi është:
Oazë e udhëtarit dhe ylli polar i detarit, orientuesi i të humburit dhe arma e luftëtarit, miku i të huajit dhe shoku i të frikësuarit, freri i të fortit dhe fuqia e të dobëtit.
Besimi është:
Vendi ku lindin trimëritë dhe vërtetohen mrekullitë, çelësi i portave të kyçura, fanari ndriçues dhe udhëzues i rrugës.
Thënë me një fjalë të vetme, besimi është domosdoshmëri e jetës së njeriut, domosdoshmëri për personin që të gjejë prehjen, lumturinë dhe përparimin, domosdoshmëri për shoqërinë që të gjejë qëndrueshmërinë, unitetin dhe vazhdimësinë.
Dr. Jusuf El-Kardavi (r.a)