Besart Berisha synon të jetë trajner

Ish-sulmuesi, Besart Berisha i ka synimet e qarta për të ardhmen e tij. AI dëshiron që një ditë të emërohet trajner i njërës prej skuadrave në A-League të Australisë.

Në një intervistë për mediumet australiane, Berisha ka thënë se suksesin që e kishte si lojtar në Australi dëshiron ta përjetoj edhe në zejen e trajnerit.

Aktualisht, Berisha është ndihmëstrajner te skuadra e Prishtinës, ndërsa së shpejti pritet ti bashkohet edhe shtabit teknik të Përfaqësueses së Kosovës. Berisha 38-vjeçar, ka karrierë të madhe si lojtar, ndërsa sukseset më të mëdha i ka shijuar në Australi.

Ai shihet si legjendë në klubet Melbourne Victory dhe Brisbane Roar, me të cilat ka fituar titullin e kampionit. Po ashtu, Berisha ka bartur edhe fanellën e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Shpresoj që të kthehem në Australi si trajner, pasi kjo do të ishte diçka e veçantë për mua. Për këtë arsye, në vitet e fundit ka punuar shumë në këtë aspekt dhe po pres mundësinë e duhur dhe punën e duhur”, ka thënë ndër të tjera Berisha.