Ballina Lajmet BESA: Koalicioni BDI-LSDM, koalicion dështimi

BESA: Koalicioni BDI-LSDM, koalicion dështimi

Duke i komentuar komentet e oponentëve politik, se Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, janë frikësuar nga kolaicioni LSDM-BDI dhe për atë edhe kanë arritur marrëveshje, Afrim Gashi nga Lëvizja BESA në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA tha se nuk janë frikësuar aspak. Gashi shtoi se me koalicionin LSDM-BDI është bërë një ndërhyrje e thellë e subjekteve politike maqedonase në vullnetin politik të shqiptarëve.

“Dhe tash po na ndodh për herë të parë në zgjedhje lokale, një subjekt politik maqedonas futet në kampin politik shqiptar dhe mundohet ta shtrembërojë këtë vullnet politik të shqiptarëve se kush do të duhet të menaxhojë me komunat shqiptare”, tha Gashi i cili shtoi se pavarësisht se ne jetojmë në një shtet multietnik, nuk është e drejtë që një subjekt politik maqedonas të ndërhyjë në vendbanimet shqiptare në zgjedhjet lokale, pasi kjo vlerëson Gashi, e shtrembëron vullnetin politik të shqiptarëve.

Nga ana tjetër Elmi Aziri nga ALeanca tha se këtu nuk ka vend aspak për frikë, për shkak se sipas tij, këtij koalicioni i ka paraprirë një veprim i racionalitetit politik dhe i logjikës politike.

“Sa i takon koalicionit LSDM-BDI, gjithashtu unë mendoj se nuk ka ndonjë hapësirë të madhe për t’u friku për shkak se LSDM-ja dhe BDI-ja patën koalicion edhe në raundin e parë dhe i pamë rezultatet. Në Gostivar dolëm me numër të njejtë të votave me BDI-në ne si Aleancë për Shqiptarët, në Strugë dolëm fitues edhe ndaj LSDM-së edhe ndaj BDI-së, kur e dimë se në të gjitha këto komuna BDI-ja dhe LSDM-ja kishin koalicion edhe në raundin e parë”, tha Aziri.

Exit mobile version