Bernie Sanders: Qeveria duhet të ndalojë mbështetjen për lu’ftën ‘mizore dhe të paligjshme’

U.S. Sen. Bernie Sanders said the US must end the transfer of offensive weapons to Israel

Senatori progresiv i Shteteve të Bashkuara, Bernie Sanders, ka thënë se SHBA duhet t’i japë fund transferimit të armëve sulmuese në Izrael, të cilin ai e akuzoi për kryerjen e një lufte “mizore dhe të paligjshme”.

“Kur Kongresi të kthehet, Senati do të votojë për rezolutën time për të bllokuar shitjet e armëve sulmuese ndaj Izraelit. Sa mijëra fëmijë të tjerë duhet të vdesin nga uria, të vriten ose të mbeten jetim, përpara se SHBA të ndryshojë politikën e saj?”, tha Sanders në një postim në rrjetet sociale.

“Ne duhet t’i japim fund bashkëpunimit tonë në këtë luftë mizore dhe të paligjshme.” /mesazhi