Ballina Arritje Teknologji Berlin Founders Program hap thirrjen për themeluesit e rinj shqiptarë, trajnime për...

Berlin Founders Program hap thirrjen për themeluesit e rinj shqiptarë, trajnime për sipërmarrjen dhe vizitë studimore në Berlin

Financuar nga Departamenti i Çështjeve Ekonomike, Energjisë dhe Sipërmarrjeve Publikuar në Senatin e Berlinit dhe implementuar nga organizata jo-fitimprurëse Enpact, Berlin Founders Program ka hapur thirrjen për sipërmarrësit e rinj dhe startupet nga Shqipëria duke ofruar për ta një mundësi unike rritjeje.

Programi ofron një trajnim rreth sipërmarrjes duke filluar konceptet më themelore tek ngritja e financimeve për bizneset apo të kuptuarit dhe qasja në tregjet ndërkombëtare.

Në fund të këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësit do të udhëtojnë drejt Berlinit për tu njohur nga afër me ekosistemin e startupeve në kryeqytetin Gjerman, një mundësi e artë për të krijuar lidhje dhe hedhur hapa konkretë në rrugëtimin e tyre të sipërmarrjes.

Programi ju dedikohet sipërmarrësve nga Shqipëria, Bosnje & Hercegovina dhe Ukraina, sipërmarrësve në Berlin dhe organizatave mbështetëse të ekosistemit të startupeve në Shqipëri, Bosnje & Hercegovinë dhe Ukrainë.

Nëse jeni mbi 18-vjeç dhe keni një ide biznesi apo jeni të interesuar për të mësuar sesi të filloni startupin tuaj, ky program ofron mjetet, njohuritë dhe rrjetëzimin e nevojshëm për të hedhur e hapat e para.

Berlin Founders Program mbulon periudhën e trajnimit dhe një udhëtim pa pagesë drejt Berlinit për tu njohur me ekosistemin vibrant të startupeve.

Pjesëmarrësit e programit që jetojnë në Berlin, do të kenë shansin të takohen me sipërmarrës edhe nga Bosnje & Hercegovina dhe Ukraina, të vizitojnë qendrat kryesore të inovacionit dhe sipërmarrjes në Berlin, të takohen me organizata mbështetëse apo të krijojnë kontakte të vlefshme.

Ndërsa mbështetësit e startupeve, qoftë inkubator apo akselerator startupesh do të njihen me praktikat më të mira të aplikuara në mbështetje të gjeneratave të sipërmarrësve në tregjet Europiane.

Aplikimet janë të hapura deri më 6 Tetor 2024. Më 14 Tetor do të shpallen fituesit që do ti bashkohen programit ndërsa në datat 21 Tetor – 15 Nëntor do të mbahet trajnimi mbi sipërmarrjen.

Udhëtimi në Berlin do të zhvillohet në datat 17-23 Nëntor 2024.

Shkëmbime eksperiencash në Berlin, trajnime mbi sipërmarrjen, webinare interaktive dhe qasje në një rrjet ndërkombëtar janë disa prej mundësive unike që Berlin Founders Program ofron. Për të aplikuar ju ftojmë të klikoni këtë lidhje: https://enpact.smapply.org/prog/bfp/

Berlin Founders Program synon që të fuqizojë të rinjtë inovativë nga Ballkani Perëndimor dhe Ukraina të fillojnë dhe rrisin bizneset e tyre. Është një platformë ku ata do të mësojnë rreth baza të sipërmarrjes, zhvillimit të modelit të biznesit, bazat e ngritjes së financimeve dhe të mësojnë të qasen në tregjet Europiane.

Exit mobile version