Ballina Lajmet Kosovë Berisha: S’duhet të ketë kthim mbrapa për formimin e ushtrisë

Berisha: S’duhet të ketë kthim mbrapa për formimin e ushtrisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Rrustem Berisha, ka këmbëngulur se nuk duhet të ketë kthim mbrapa në rrugën e transformimit të FSK-së në ushtri.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se AAK-ja e mbështet iniciativën që transformimi i FSK-së të ndodhë përmes ndryshimit të përmbajtjes së ligjit.

Berisha ka bërë me dije se partnerëve ndërkombëtarë duhet t’u shpjegohen në detaje arsyet e këtij veprimi. Ish-komandanti i UÇK-së është shprehur i bindur se faktori politik shqiptar do të tregojë unitet të plotë në rastin e miratimit të Projektligjit për FSK-në.

Ai ka thënë se transformimi i FSK-së është çështje e interesit nacional dhe duhet ta ketë përkrahjen e të gjithëve.

Exit mobile version