Djali i ish kryeministrit shqiptar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, ka reaguar lidhur me falejn e Namazit te Bajramit ne Sheshin e Tiranes.
Ne nje status ne Facebook, Shkelzen Berisha u shpreh se muslimanët nuk falen para statujave, pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit.
“Myslimanët e kanë të ndaluar të falen para statujave (pa dallim nëse është e Gjergjit apo e sulltanit). Për të respektuar rregullat e besimit dhe mos u lënë shteg interpretimeve, mbase herë tjetër mund të evitojnë sheshin dhe ti rikthehen bulevardit ose xhamisë së madhe që po ndërtohet.
Por kam një pyetje për të gjithë ata që kanë reaguar. A do reagonin njëlloj sikur fjala vjen statuja të mbulohej për të xhiruar një film apo për të mbajtur një koncert të madhë? Nëse do aplikonin të njëjtin standart edhe për vellezërit e tyre një ditë në vit, mbase gjithë ky debat do ishte pa vlerë”, u shpreh ndër të tjerash Berisha. /MESAZHI/