Bereqeti i duasë së Pejgamberit (a.s)…

Këtë ngjarje e transmeton Buhariu në librin e tij, El-Menakib të Sahihut të tij, e transmetojnë edhe imamë të tjerë.
Unë po e sjell me kuptimin e saj:
Në prag të Kurban Bajramit, erdhi në Medine ‘Xhelebi'(shitësi i bagëtive).
Pejgamberi (a.s) thirri një nga shokët e tij, e ai ishte Urve El-Bariki, të cilit i dha një dinar dhe i tha: “Më blej një dele (kurban) me këtë dinar!”
Urveja shkoi në pazar dhe me një dinar bleu dy dele. I nxori përsëri në pazar dhe shiti njërën nga të dyja për një dinar. Pastaj shkoi te Pejgamberi (a.s) dhe i dha delen dhe dinarin!
Kur Pejgamberi (a.s) e pa veprimin e tij u mahnit prej tij dhe u mahnit me të, e i bëri dua, që të ketë bereqet!
Transmetuesi tregon: Ai pati shumë bereqet në tregtinë e tij, saqë po të blente dhé, do të fitonte prej saj! – Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Hoxhë Lavdrim Hamja