Beqiri: Është për keqardhje si rasti Dehari u keqpërdor dhe u politizua

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismeti Beqiri, ka thënë se nuk ka arsye të kërkohet ekspertizë nga jashtë sepse institucionet e vendin mund ta zgjidhin këtë rast.

Ai ka thënë se është për keqardhje se si rasti Dehari u keqpërdor dhe u politizua.

“Nëse duhet të kërkojmë ndihmë edhe nga jashtë duhet ta bëjmë edhe atë, por nuk besojë që ne nuk kemi institucione që nuk mund të zgjidhin një rast të tillë. Është për keqardhje se si ky rast u keqpërdor dhe u politizua. Të vërtetën duhet ta dimë por këtë duhet ta bëjnë ekspertet vendorë e nese këtyre su besojmë atëherë duhet kërkuar hetime nga jashtë por që askush nuk duhet që për këtë rast të marr rolin e bajraktarit”, ka thënë Beqiri.