Beogradi sipas E. Çelebiut

Atëherë kur Beogradi kishte 270 shkolla fillore, 8 medrese, darulkurra dhe dârulhadith.

Medresetë ku mësohen dijet islame, në total janë tetë medrese ku jepet mësim në fusha të ndryshme të dijes. Në radhë të parë Medreseja e Xhamisë së Imaretit, Medreseja e Bajram Beut, dhe medresetë e tjera.

Dârülkurrâ (medrese për mësimin e Kur’anit dhe tecvidit): Edhe pse nuk ka dârülkurrâ të ndërtuara me kube të mëdha dhe të larta, në tetë xhami të ndryshme gjenden shejhulkurrâ (mësues të lartë të Kur’anit). Megjithatë, për shkak se popullsia përbëhet kryesisht nga boshnjakë, poturë dhe tregtarë, të cilët nuk janë shumë të përfshirë në mësimin e tecvidit, nuk ka shumë hafizë të Kur’anit.

Dârulhadith (medrese për studimin e hadithit): Në nëntë xhami të ndryshme jepet mësim në shkencën e hadithit që prej kohës së myftiut Abdyrrahim Efendiut. Megjithatë, popullsia nuk përbëhet nga muhaddithë (dijetarë të hadithit) të mirëfilltë.

Mektebet për fëmijë që mësojnë abexhedin (abc). Në total ka 270 mektebe (shkolla fillore tradicionale) për fëmijë.

Fajet nuk na i ka turku.

Behar Kaçeli